Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt, është i lumtur që skuadra ka kaluar tutje, duke thënë se së dy raundet e fundit kanë eliminuar dy favoritë. Goli i fitores u shënua pikërisht nga De Ligt me kokë në pjesën e dytë. “E kemi bërë përsëri! Kemi patur pak vështirësi në fillim, por kemi luajtur mirë në përgjithësi”. “Po çmendesha pak, sepse nuk po shfrytëzonim asnjë nga rastet që po krijonim”. Holandezi ka thënë se skuadra e tij mund të triumfojë në fund. “A mund ta fitojmë trofeun? Tani jemi në gjysmëfinale dhe kemi eliminuar dy nga favoritet në dy raundet e fundit”. “Ndeshjet e ardhshme do të jenë të vështira, por kështu ishin dhe dy të fundit. Ku i dihet”, ka thënë De Ligt Allegri: Futbolli është i pamëshirshëm Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, konsideron se Ajaxi e meritoi fitoren ndaj ekipit të tij dhe kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Zonja e Vjetër pësoi me rezultat 2-1 para tifozëve të vet dhe u eliminua me rezultat të përgjithshëm prej 3-2 (pas barazimit 1-1 në Amsterdam). “Luajtëm mirë në pjesën e parë, përkundër disa ngutjeve kur e rifitonim posedimin e topit. Futbolli është i pamëshirshëm, sepse pranon një gol me fat, shtohet frika, u vumë në presion në pjesën e dytë dhe duhej të kishim tjetër qasje”. “Ajaxi e meritoi plotësisht rezultatin e vet dhe kualifikimin në gjysmëfinale”, ka deklaruar Allegri për Sky pas ndeshjes. Ai i ka folur edhe për mungesën e lojtarëve duke thënë se në ndeshje të këtilla duhet pasur sa më shumë lojtarë në dispozicion. Like 0