Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshilli Kombëtar Shqiptar me kujdes po përcjellë situatën dhe shpreh shqetësimin e tij lidhur me rritjen e shqiptarofobisë në Serbi. Rasti me furrën e bukës “Roma” të Mon Gjura në Borçë të Beogradit më 27.04.2019. Kur një grumbull protestuesish bllokuan me letra që mbajnë hartën e Kosovës nën flamurin serb e bëhej thirrje se “harmonia është disfatë e djallit” është i papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjet e vendit dhe normat ndërkombëtare. Të tilla ishin edhe rastet: si lokali i furrtarit Halit Osmanaj në Dollova të Pançevës më 21.03.2019; Grafitet e marsit në Zrenjanin, “vrit shqiptarët”; Apo edhe rasti i lokalit të furrtarit Riza Likaj në Çallarevë të Baçka Pallankës më 03.12.2018; Janë vetëm tregues të klimës dominuese shoqërore në Serbi kundër pakicave në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti. Është reduktim të trajtohen këto veprime sistematike si shprehje individuale e urrejtjes. Ato janë produkt i sistemit aktual në Serbi dhe pasojë e diskursit në rritje ksenofob kundër minoriteteve nga politikanët, mediat dhe personalitetet me ndikim publik në Serbi. Këshilli Kombëtar Shqiptar edhe njëherë fton organet përgjegjëse që ta zbatojnë ligjin kundër veprimeve të tilla dhe përhapësve të gjuhës së urrejtjes si dhe kërkon nga pushtetarët në Serbi që të marrin sa më parë vendime politike që e luftojnë dhe parandalojnë përhapjen e frymës fashiste në shoqëri. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Dialogu: Një kapitull i ri mbi pasojat e vjetra Dy dekada pas ndërmjetësimit të paqes në ish-Jugosllavi Uashingtoni po planifikon të përfshihet më …