Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë i kanë thënë gazetës “Zëri” se e mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Sipas tyre, SHBA-ja dëshiron të shohë normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve me njohjen e ndërsjellë, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Ditë më parë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e cilësoi të dobët Bashkimin Evropian (BE-në), gjersa kërkoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Pa inkuadrimin e SHBA-së, sipas kreut të shtetit, nuk mund të ketë marrëveshje mes dy vendeve. Por pavarësisht kësaj SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë procesin e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kështu ka bërë të ditur Ambasada e SHBA-së në Kosovë në një përgjigje dhënë “Zërit”, ku thuhet se marrëveshja e arritur mes dy palëve duhet të jetë e pranueshme për të dyja vendet, shkruan Gazeta “Zëri”. Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se kjo kërkesë me ngulm e presidentit Hashim Thaçi, që SHBA-ja të përfshihet në procesin e negociatave, ka të bëjë me faktin që një pjesë e Departamentit të Shtetit e mbështet idenë për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ndërron jetë Marti Ahtisari, i dërguari special për çështjen e Kosovës Presidenti, Martti Ahtisaari, i cili mori çmimin Nobel për Paqen për veprën e tij të …