Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, mbrëmë paralajmëroi se sot gjatë ditës do të ketë një takim me të gjithë krerët e institucioneve të drejtësisë, inteligjencës dhe insitucioneve tjera, pas publikimit të fotografisë nga deputetja Flora Brovina dhe lajmeve se një e tillë është e rreme. “Nesër kam ftuar të gjithë bartësit e institucioneve të drejtësisë, të inteligjencës dhe institucioneve tjera gjegjëse që të kemi një takim për këtë çështje që t’i jepet një drejtim”, ka thënë ai. Duke folur pas zhvillimeve të djeshme ku origjinaliteti i fotografisë së publikuar nga Flora Brovina u vu në dyshim, Veseli ka thënë se Kosova nuk duhet ta humbasë fokusin. “Çdo njeri, çdo rrugë, lagje, fshat dhe qytet e ka historinë e vet në këtë masakër që i ka ndodhur popullit tim dhe do t’i bëjmë të paguajnë – kjo është ajo që duhet të fokusohemi dhe orientohemi”. “Kjo është një dhembje më shumë që i është shkaktuar sonte Kosovës si pasojë e asaj gjendje të rëndë”. “Është një mesazh për të gjithë, edhe deputetët edhe qytetarët, nuk guxojmë të çorientohemi, ky është qëllimi i Serbisë”. “Deputetja Flora Brovina insiston. Kur ke parasysh që është një grua që ka pësuar bukur rëndë, do të thotë ka pësuar me përjetimet të veta, dhe kjo pastaj është një vazhdimësi e këtij traumatizimi. Dëshmia e deputetes Saranda Bogujevci na ka rënduar situatën”. Kryeparlamentari dhe kryetari i PDK-së ka thënë se gjenocidi serb ka ndodhur në Kosovë dhe për këtë ka shumë fakte dhe dëshmitarë. “Gjenocidi serb ka ndodhur në Kosovë dhe çdo qytetar i Kosovës është dëshmitar. Ka fakte dhe dëshmitarë të mjaftueshëm, nuk kemi pasë nevojë të kemi fotografi që mund të mos jenë të konfirmuara kur i kemi njerëzit e gjallë”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
KKSH:Forcon bashkëpunimin edhe me institucionet e republikës së Kosovës Kryetari Ragmi Mustafa dhe një delegacion nga Këshilli Kombëtar Shqiptar u mirëprit në takim …