Partia e Vuk Drashkoviqit, Lëvizja e Përtëritjes Serbe (SPO), konsideron e konflikti i ngrirë në  Kosovë është kundër interesave të Serbisë dhe popullit serb dhe se kjo do të ishte ngrirje e agonisë dhe shkatërrimit të Serbisë.

Siç raportojnë mediat serbe, gryesia e partisë së Drashkoviqit vlerëson se konflikti i ngrirë e lë Serbinë dhe popullin serb në një vullkan, e cili në çdo moment mund të shpërthejë.

“Konflikti ngrirë është ngrirje e agonisë dhe shkatërrimit të Serbisë. Në këto çështje të interesave kombëtare dhe shtetërore arsyeja duhet të mbizotërojë mbi emocionet. Nuk guxon të na udhëheq injoranca, urrejtja, inati, pasioni, edhe sikur ajo ta na imponohet nga shumica. Vendimet duhet të merren mençuri, në përputhje me interesat afatgjata të Serbisë”, thuhet në deklaratë, përcjell Telegrafi.

Presidenca SPO ka deklaruar se me mos zgjidhjen e problemit të Kosovës mund të ndizen flakët e luftës, jo vetëm në mes të serbëve dhe shqiptarëve, por edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë.”

“Nëse tani nuk arrijmë marrëveshje [me Kosovën], e ngarkojmë  popullin dhe vendin për shumë vite në të ardhmen, por edhe brezat e ardhshëm, edhe me rrezikun se një zgjidhje e mëvonshme të jetë shumë më e pafavorshme për neve”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se SPO mbështet angazhimin e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, që me ndihmën e BE-së, të arrijë një  zgjidhje të përhershme për çështjen e Kosovë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme