Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zhbllokimi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, heqja ose pezullimi i taksës një qind për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake, si dhe çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët pritet të jenë disa nga temat të cilat do të diskutohen në takimin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj me kancelaren gjermane Angela Merkel, i cili do të mbahet më 6 qershor të këtij viti. Zyrtarë nga zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj kanë thënë se kryeministri në këtë takim do ta kërkojë mbështetjen e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, si dhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë. “Kryeministri Haradinaj në fillim të qershorit do të udhëtojë për në Berlin në një vizitë dyditore. Me ftesë të kreut të Bundestagut gjerman do të marrë pjesë në ‘Lutjet e mëngjesit’, që organizohen atje. Pastaj do të ketë takime me deputetë të Bundestagut, si dhe më 6 qershor do të zhvillojë një takim pune me kancelaren Merkel. Tashmë dihet se kërkesat e kryeministrit Haradinaj janë mbështetja e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, për dialogun dhe për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në përgjigjen e tyre . Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kanë filluar punimet në rrugën “Bekim Fehmiu” në afërsi të Xhamisë së qytetit në Bujanoc (FOTO) Punimet në rrugën “Bekim Fehmiu” në drejtim të Xhamisë së qytetit gjatë ditës së …