Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Të paktën nëntë vetë kanë vdekur dje, përfshirë ish ministrin e Jashtëm somalez, kur ekstremistët islamikë aktivizuan një bombë makinash pranë pallatit presidencial në Mogadishu, tha policia. Mes të vrarëve, ish ministri i jashtëm Hussein Elaba Fahia, i cili ishte gjithashtu këshilltar i presidentit aktual të Somalisë. Ndërkohë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ishte në një takim me presidentin somalez në pallatin presidencial në Mogadishu dje, kur makina plot eksploziv shpërtheu përpara rezidencës. Të paktën gjashtë vetë u vranë gjatë sulmit, ndërsa 13 u plagosën. Siç i tha Daçiq Tanjugut, u dëgjua një shpërthim i fuqishëm dhe në ndërkohë u tha se ishte një sulm në të cilin kishte shumë të vdekur dhe të plagosur. Sipas Blic, Daçiq shkoi me delegacionin në një pjesë të qytetit ku ndodhi sulm terrorist, për fat të mirë 10-15 minuta më parë. Daçiq shtoi se, objektivi i sulmit ishte ish ministri i jashtëm somalez. Kreu i diplomacisë serbe shtoi se nuk kishte evakuim të punonjësve dhe të ftuarve në pallatin presidencial. Kujtojmë se Daçiq, prej dy vjetësh është vënë në krye të fushatës së Serbisë për t’ia zbehur njohjen ndërkombëtare Kosovës. Një gjë të tillë sigurisht e ka bërë edhe gjatë kësaj vizite. Gjithashtu muaj më parë, Daçiq kishte prezantuar në kuvendin e Serbisë punën e tij në pengimin e Kosovës dhe në lobimin anti-pavarësi. Madje, kjo fushatë e Serbisë është e hapur dhe nuk po hasë në pengesë e as në qortime as nga ana e Bashkimit Evropian. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nga nesër zgjatet orari i punës në Bujanoc lokalet mund të punojnë deri më 23:00 Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme në mbledhjen e tretë ka vendosur që të zbus …