Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr PDSH fton PVD e LR në vazhdimin e negociatave, për ti dhënë zgjidhje Preshevës e jo zgjedhje para 4 vjetësh Sonte janë të ftuar përfaqësuesit e PVD-së për vazhdimin e negociatave për arritjen e një marrëveshje që do të ishte për tre palët fituese por më shumë në interes të votuesëve shumicë që në fakt janë bashkë sovrani i PDSH-së, PVD-së e LR–së në komunën Preshevë. Negociata nuk quhen ngujimet e njërës dhe palës tjetër në istikamet e tyre! Prandaj, PDSH nuk do të pres një palë të tretë të na ul bashkë por këtë e kanë porositur më 28 mars votuesit e tre subjekteve politike shqiptare PDSH, PVD e LR. Ne duhet të respektojmë maksimalisht sovranin. Ftesa jonë ndaj PVD-së nuk duhet kuptuar dorëzim para tyre e as të kërkohet dorëzimi i tyre para nesh por dorëzimi i dy palëve bashkë me të tretën para sovranit të përbashkët trepalësh duke ndërtuar Pushtetin Lokal sa të nevojshëm po aq më të domosdoshëm për kohën aktuale. Më në fund, demokracia zhvillohet duke shikuar e hedhur hapa përpara e në asnjë mënyre me tërheqje nga ato e aq më keq ngujime e mbyllje brenda vetvetës. #le të rroj demokracia #ruajmë bashkë #edhe në rrethana të COVID-19 duhet të takohemi për t’i dhënë zgjidhje Preshevës e jo zgjedhje para 4 vjetësh, ka shtuar ne fund Ragmi Mustafa Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kancelarja Angela Merkel flet për Kosovën dhe Serbinë Kancelarja gjermane Angela Merkel thekson se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një perspektivë evropiane, …