Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pjesa medicinale e Shtabit të Krizave ka propozuar sot që maksimalisht të parandalohet mundësia e të gjitha kontakteve, veçanarisht përmes formës së gjendjes së jashtëzakonshme, gjegjesisht orës policore. Vendimi do të duhet të merret në dy ditët e ardhshme, ka thënë sot sekretati shëndetësorë për shëndeti Zoran Gojkoviç. “Ata këtë e shohin si zgjidhjen e vetme të mundshme të problemit në krahasim me situatën epidemiologjike dhe rritjen e numrit të të infektuarve. Qartë dhe në mënyrë decidive janë deklaruar se kjo mund të jetë zgjidhja më e mire gjithëpërfshirëse sa i përket pjesës medicinale. Ka mbetur që në intervalin kohorë brenda dy ditëve të takohemi prapë dhe të konsultohemi për të marrë një vendim adekuat” ka thën ai. Mbyllja do të mund të zgjasë 7 deri në 10 ditë, por për këtë mbetet të vendoset në dy ditët e ardhshme. Sipas tij duhet patur kujdes mbi shëndetin publik, por edhe të mendohet se si do ta përballojmë si shtet jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe social, mental dhe psikologjik, “Lock down-in” e ri. Në periudhën e ardhshme dy ditore do të ketë konsultime në të gjitha nivelet shteterore dhe më pas pritet të merret një vendim edhe pse do të ketë nga ata që nuk do ta përkrahin një ide të tillë, megjithate pjesa medicinale e Shtabit të Krizave e sheh si zgjidhjen kryesore dhe është decidive për këtë vendim. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Beograd Ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Serbisë, e thirrur nga presidenti serb, …