Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Dy subjekte politike të koalicionit qeverisës do t’i ndihmojnë opozitës që ta bëjë kuorumin në seancën e jashtëzakonshme. Në të cilën synohet të nxirret një rezolutë që ia ndalon presidentit të shtetit ta negociojë me Serbinë tërësinë territoriale të Kosovës. Pjesëmarrjen në seancën e thirrur për 4 shtator e kanë konfirmuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe në Nismën Socialdemokrate (NSD). Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Iniciativën e ndërmarrë nga opozita një ditë më parë kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili është edhe kryetar i subjektit kryesor në pushtet, Partisë Demokratike (PDK), e ka kualifikuar si veprim absurd dhe krejtësisht të panevojshëm dhe ka theksuar se institucionet “nuk bëhen pjesë e skenarëve të errët, kauzave të rrejshme dhe seancave që nxisin tensione dhe panik”, shkruan sot “Koha Ditore”. Por fjala e tij nuk ka mbërritur as tek partnerët me të cilët bashkëqeveris.Muharrem Nitaj, deputet i AAK-së, parti që drejtohet nga kryeministri Ramush Haradinaj, ia ka konfirmuar gazetës pjesëmarrjen në seancën që synon ta stopojë iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për t’i negociuar kufijtë e Kosovës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Jeremiq porosit nga Pasjani: Nuk guxojmë ta lejojmë Vuçiqin të nënshkruajë demarkacionin me Kosovën Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, gjatë qëndrimit në Kosovë, ka thënë …