Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nga bashkëbisedimi me diplomatë të huaj, ka kuptuar se vetëm gjatë vitit 2022, mbi 49 mijë kosovarë janë larguar për në Evropë. Duke i reaguar qeverisë Kurti për raportet me ndërkombëtarët, specifikisht me SHBA-në, Abdixhiku ka theksuar se Kosova s’mund të përplaset me aleatë, transmeton klankosova.tv. Ai ka shtuar se ‘S’mund të vazhdojmë me popullizmin e pushtetarëve e altoparlantëve të tyre depresivë që veç theqafjen e kanë si përfundim’. “Nga bashkëbisedimi me diplomatë të huaj, kuptova se vetëm gjatë vitit 2022, mbi 49 mijë kosovarë janë pajisur me viza pune dhe kanë lëshuar vendin për në Evropë”, ka shkruar Abdixhiku. “Pra, çdo ditë e secilën ditë, nga 134 kosovarë e lëshojnë Kosovën. Dhe sot, këtë të diel, janë larguar 134 sosh. Deri në fund të javës do të largohen rreth 1 mijë kosovarë nga vendi!”. “Janë njerëzit tanë, fqinjët tuaj, mjekët, mësuesit, punëtorët e zanatit e profesionistët e rrallë – secili me të cilët ndani ditën – që ikin nga këtu. Qytetet po na zbrazen; fshatrat po na shuhen, shërbime të tëra publike po na mbesin pa punëtorë e profesionistë në to. Kosova thjeshtë po zbrazet dhe ne s’mund të vazhdojmë më kështu”. “S’mund të vazhdojmë me popullizmin e pushtetarëve e altoparlantëve të tyre depresiv që veç theqafjen e kanë si përfundim. Refuzojeni këtë mendësi; Kosova s’i ka borxh të tillëve! Vendi ynë s’guxon të mbyllet në rrugëtimin euroatlantik si aspiratë historike e jona. Vendi ynë s’guxon të përplaset me aleatë, tani kur i duhet mbështetja në këtë rrugëtim. Vendi ynë s’duhet të jetë peng i ankesave të së shkuarës e kauzave të turmës. E shkuara s’na ndryshon më, e ardhmja s’po na bëhet”. Ai potencoi se si gjenerata politike duhet t’u japin atyre që sot mbyllin valixhet para largimit, Evropën jo si destinacion ikjeje, por si standard jetese këtu. Like 0
Duke i reaguar qeverisë Kurti për raportet me ndërkombëtarët, specifikisht me SHBA-në, Abdixhiku ka theksuar se Kosova s’mund të përplaset me aleatë, transmeton klankosova.tv. Ai ka shtuar se ‘S’mund të vazhdojmë me popullizmin e pushtetarëve e altoparlantëve të tyre depresivë që veç theqafjen e kanë si përfundim’. “Nga bashkëbisedimi me diplomatë të huaj, kuptova se vetëm gjatë vitit 2022, mbi 49 mijë kosovarë janë pajisur me viza pune dhe kanë lëshuar vendin për në Evropë”, ka shkruar Abdixhiku. “Pra, çdo ditë e secilën ditë, nga 134 kosovarë e lëshojnë Kosovën. Dhe sot, këtë të diel, janë larguar 134 sosh. Deri në fund të javës do të largohen rreth 1 mijë kosovarë nga vendi!”. “Janë njerëzit tanë, fqinjët tuaj, mjekët, mësuesit, punëtorët e zanatit e profesionistët e rrallë – secili me të cilët ndani ditën – që ikin nga këtu. Qytetet po na zbrazen; fshatrat po na shuhen, shërbime të tëra publike po na mbesin pa punëtorë e profesionistë në to. Kosova thjeshtë po zbrazet dhe ne s’mund të vazhdojmë më kështu”. “S’mund të vazhdojmë me popullizmin e pushtetarëve e altoparlantëve të tyre depresiv që veç theqafjen e kanë si përfundim. Refuzojeni këtë mendësi; Kosova s’i ka borxh të tillëve! Vendi ynë s’guxon të mbyllet në rrugëtimin euroatlantik si aspiratë historike e jona. Vendi ynë s’guxon të përplaset me aleatë, tani kur i duhet mbështetja në këtë rrugëtim. Vendi ynë s’duhet të jetë peng i ankesave të së shkuarës e kauzave të turmës. E shkuara s’na ndryshon më, e ardhmja s’po na bëhet”. Ai potencoi se si gjenerata politike duhet t’u japin atyre që sot mbyllin valixhet para largimit, Evropën jo si destinacion ikjeje, por si standard jetese këtu.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ardita Sinani së shpejti do të hapet zyra e KKSH-ës në Preshevë Kryetarja e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani ka pritur sot në takim Kryetarin e …