• Magazina
Faqja Kryesore Lajme Afera 2 milonëshe, Albulena Balaj e liron nga detyra këshilltaren e saj

Afera 2 milonëshe, Albulena Balaj e liron nga detyra këshilltaren e saj

2 Min e Lexuar
0
0
31

Zv. kryeministrja, Albulena Balaj, ka liruar nga detyra këshilltaren e saj Hajrie Gashi, pasi babi i kësaj të fundit është i përfshirë në aferën dy milionëshe.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë Balaj

Më poshtë shkrimi i plotë:

Pas raportimeve në media se prindi i këshilltares sime Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi 2 milion eurove, kam marrë vendim që znj Hajrie Gashi ,me efekt të menjëhershëm, t’a liroj nga detyra e këshilltares.

Znj Hajrie që nga fillimi ka qenë ndër këshilltaret e përkushtuara jashtë mase dhe me sukses ka kryer të gjitha detyrat e ngarkuara nga unë!

Edhe pse jam e vetëdijshme që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve të tij, në këtë rast të saj, për shkak që kemi të bëjmë me një krim shumë të rëndë, lirimin e saj nga detyra e shoh si të domosdoshëm.

Këtë vendim e kam marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme

Rri i Kyçur me ne!

e3

Rishikimet e fundit

Argëtim

Shfleto më shumë

Lajme Random

Lifestyle të Famshme

Hapsirë Reklamuse

Arhiva

Ndrysho Gjuhën