Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka renditur 5 arsye për dialogun Kosovë-Serbi, në raport me Kuvendin e Kosovës. Kurti ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk ka pse flet për dialog të ri kur deputetët nuk e diskutuan dialogun ‘e vjetër’ shkruan GazetaBlic. Ai ka thënë gjithashtu se në Kuvend të Kosovës nuk duhet të diskutohet për ecurinë e dialogut të ri dhe siguresat e tij, pa e marrë së pari qeveria barrën e provës së argumentimit pse na nevojitet ky dialog mu tash dhe çka është domethënia e tij. Ai ka shprehur bindjen se marrëveshja kryesore e Brukselit, ajo e 25 gushtit 2015, është jokushtetuese dhe se doli edhe zyrtarisht si e tillë. Më poshtë e keni të plotë shkrimin e tij pa ndërhyrje Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. 5 pika për dialogun në Kuvend 1. Kuvendi i Kosovës nuk ka pse flet për dialog të ri kur ne deputetët nuk e diskutuam dialogun ‘e vjetër’. Nuk bën të vrapohet në dialog të ri me Serbinë pa shqyrtuar premisat, procesin, marrëveshjet, zbatimet si dhe rezultatet e dialogut 2011-2017. Aq më tepër që Qeveria e ka sjellur një material me 38 faqe mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Ky material duhet diskutuar e shqyrtuar paraprakisht. 2. Në Kuvend të Kosovës nuk duhet të diskutohet për ecurinë e dialogut të ri dhe siguresat e tij, pa e marrë së pari qeveria barrën e provës së argumentimit pse na nevojitet ky dialog mu tash dhe çka është domethënia e tij. Këtu duhet përfshirë edhe sqarimin e kuptimit të saktë të shprehjeve si “normalizim i plotë”, “normalizim”, “marrëveshje ligjërisht e obligueshme”, “kompromis i dhimbshëm” etj. 3. Rendi i duhur i gjërave është që ne duhet t’i shtrojmë zyrtarisht kërkesa Serbisë, e pastaj ajo le të kërkojë dialog me neve. Serbia na ka aq shumë borxh, ne kemi se çka i kërkojmë asaj, apo jo? Prandaj, Kuvendi i Kosovës duhet që paraprakisht të diskutojë dhe miratojë kërkesat e Republikës së Kosovës ndaj Republikës së Serbisë. 4. Marrëveshja kryesore e Brukselit, ajo e 25 gushtit 2015, doli të jetë anti-kushtetuese. Secili prej shtatë kapitujve të ‘Zajednicës’ e ka shkelur Kushtetutën në gjithsej 23 nene! A nuk do të duhej të diskutojmë për përgjegjësinë politike, institucionale, morale etj. të akterëve? Ata zyrtarë e politikanë kosovarë që po insistojnë për këtë dialog të ri janë pak a shumë ata që e mbështetën ‘Zajednicën’. 5. Pa mandatin e Kuvendit të Republikës, presidenti aktual e nisi dialogun e ri me Serbinë. Shpërfilli karakterin e republikës sonë parlamentare dhe jo vetëm. Thaçi takoi Vuçiqin e Serbisw pak ditë pasi takoi Medvedevin e Rusisw me ç’rast deklaroi “Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon.” Presidenti nuk duhet të jetë informator. Kuvendi i Kosovës që mbledh përfaqësuesit e popullit duhet ta trajtojë aventurën personale të presidentit dhe të marrë qëndrim për veprimet e tij pa mandat dhe sjelljen e tij pa integritet. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Haradinaj: Manipulusve të zgjedhjev ju uroj dënime meritore Lideri i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reagar pas dyshimeve për …