Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti Aleksandar Vuçiq, do të vizitojë sot Medvegjën, njoftojnë mediet serbe. Vuçiq pritet të bëjë një vizitë në banjën “Sijarinskoj”. Vizita e Vuçiqit në Luginën e Preshevës, raportohet se vjen si përgjigje ndaj kërkesës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që kjo pjesë ti bashkohet Kosovës. “Vizita e presidentit Vuçiq në Medvegjë do të jetë një përgjigje lidhur me kërkesat e Thaçit rreth një platforme për dialogun me Beogradin, përfshirë rezolutën për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën”, shkruajnë mediat serbe./insajder.com Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës kanë kërkuar miratimin e një rezolute nga Kuvendi i Kosovës, me anë të së cilës do të miratohej kërkesa e tyre për bashkim me Kosovën. Një gjë e tillë u bë e ditur gjatë një takimi ku liderët shqiptarë të Luginës paraqitën një kërkesë të tillë gjatë takimit që patën me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin. Ky takim ndodhi më 11 shtator të vitit të kaluar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Përfaqsues të shkollës fillore Anton Zako Çajupi nga Gjirokastra sot vizituan Bujanocin(foto) Sot Komununen e Bujanocit e vizitoni një delegacion i shkollës fillore “Ando Zako Çajupi” …