Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Liburn Aliu po qëndron në vizitë zyrtare në Komunën e Preshevës, ku ka thënë se është detyrë e Kosovës të ngrisë çështjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në negociata me Serbinë. Aliu i bëri këto komente gjatë konferencës për medie të mbajtur në Komunën e Preshevës. “Është detyrë e jona, që Republika e Kosovës në negociata, në takime me palën serbe përherë ta ngrisë çështjen e të drejtave të qytetarëve në Preshevë, Bujanovc edhe Medvegjë, duke pasur parasysh përherë parimin e reciprocitetit”, tha Aliu. Gjatë qëndrimit të tij atje, ai do të vizitojë dy lokacione ku planifikohet të ndërtohen një shkollë dhe një palestër sportive. Këto projekte do të financohen nga Qeveria e Kosovës. Në bashkëpunim Ministrinë e Infrastrukturës, është planifikuar që në fshatin Rahovicë të Preshevës të ndërtohet objekti i ri i shkollës “Selami Hallaqi”, dhe një sallë sportive. Aliu gjatë konferencës për medie ka thënë se qytetarët e Preshevës duhet të jenë sa më të organizuar dhe të kërkojnë projekte sa më shumë nga të gjithë. “Projektet që do të ndihmohen drejtpërdrejtë nga Republika e Kosovës do të bëhet çmos që të realizohen”, tha Aliu. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Albin Kurti: Tokën nuk e japim Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar në lidhje me seancën e nesërme …