Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Alternativa Demokratike – telegram urimi për punësimet e fundit të pushtetit lokal në komunën e Preshevës. Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës, Jemi përmbajtur nga reagimet ndaj fenomeneve negative të politikës lokale, për të vetmën arsye, mos të bëhemi pjesë aktive e përçarjes së skajshme të faktorit politik në Luginë. Përçarja e faktorit politik, mendojmë se shkon vetëm në favor të armiqve ndërsa i pamundsom miqtë që të thellojnë ndihmën ndaj nesh. Rasti më i freskët i rezultatit negativ të përçarjes është situata e krijuar me Këshillin Nacional që partitë e “mëdha” shkaku i interesave të ngushta lejuan që ky institucion të shkoj në organ të përkohshëm e ndoshta edhe të shuhet deri në zgjedhjet e radhës. Por, sot përmes këtij telegrami, meqë bëhet fjala për punësime të reja, në institucione, dëshirojmë të i urojmë Kryetarit të Kuvendit, Sami Salihu punësimin e bashkëshortes në Bibliotekën e qytetit. Ndërsa në po të njejtin institucion, shefit të grupit të këshilltarëve nga APN, Amir Latifi, të i urojmë punësimin e vëllaut. Për të sqaruar opinionin, si dhe për të tërhequr vërejtjen komentuesve të alarmuar në rrjete sociale, – ofendimet nuk zgjidhin asgjë, – jemi të vetëdijshëm që edhe këta dy familjar të lartëpërmendurve janë shqiptarë nga Presheva – situatët e tilla nuk zgjidhen me tifozllëk por me votë, mos e shitni votën se pastaj duhet të heshtni para këtyre fenomeneve – Nepotizmi është shumë i dëmshëm për shoqërinë, sepse krijon kushte të pafavorshme të punës si dhe krijon mosbesim në ambientet e punës dhe për rezultat sjell performancë të ulët. – Lëvizja për Reforma nuk është se ka prezantuar ndonjëherë program as politik e as zhvillimor dhe nuk është as çudi për punësimin e bërë, por APN ka zhurmuar shumë kundër nepotizmit dhe deri tash është dashtë të krijojë kushte për vende të reja të punës por jo në këtë mënyrë e jo në institucione të stërngarkuara (sipas APN deri tash), – të punësuarëve i urojmë shëndet e suksese në punë, urimit i bashkangjiten edhe shumë të ri shqiptar nga Presheva që po e lëshojnë vendin çdo ditë. foto ilustrim: viti 2016, koha kur APN vendoste postera kundër fenomeneve që po i përsëritë Departamenti për Informim Alternativa Demokratike Shqiptare Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rusia, Turqia e Irani zhvillojnë bisedime të reja për Sirinë Delegacionet e Turqisë, Iranit dhe Rusisë kanë arritur në kryeqytetin e Kazakistanit, Nur-Sultan, për …