Ambasada Amerikane në Kosovë ka lëshuar deklaratë lidhur me ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkimin e Kufirit me Malin e Zi

Kjo Ambasadë e ka uruar popullin e Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes.

“Urime popullit të Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi! Ratifikimi është një arritje e rëndësishme që e konfirmon vendin e Kosovës në Evropë.

Çdo deputet i Kuvendit që votoi për të ratifikuar këtë marrëveshje, mund të jeni krenar që e dini se keni bërë veprimin e duhur dhe të guximshëm për të mirën e shtetit tuaj”, thuhet në njoftim.

Shiko postimin e Delawie


Sipas tyre, tani Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës duhet të kthejnë vëmendjen e tyre te çështjet tjera nga agjenda e prioriteteve që do ta shtyjnë Kosovën përpara drejt sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, dhe aspiratave të saj euro-atlantike.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara thotë se do të vazhdojë të përkrahë përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për arritjen e integrimit të plotë në familjen evropiane të kombeve.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme