SHBA nuk ka vija të kuqe, por ekziston marrëveshja e cila nuk do të pranohet. Ai gjithashtu thotë se nuk e di se kujt i referohen deklaratat mbi veprimin e përforcuar të agjentëve të huaj në Serbi.

Ambasadori i SHBA në Beograd Kyle Scott ka deklaruar se në SHBA nuk ekzistojnë vijat e kuqe e as kufizime në kuptimin e këshillave – duhet bërë atë apo këtë, por i lëmë vendeve që vet t’i caktojnë qëllimet e tyre, ndërsa SHBA do të jenë të hapura për t’i mbikëqyrur.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, në një intervistë për revistën serbe NIN, Scott ka thënë se kjo nuk do të thotë që SHBA pa dyshim do të pranojë çdo marrëveshje.

“Ideja për shtetet etnikisht të pastra në Ballkan është jorealiste dhe e rrezikshme. Kudo që të vizatohet kufiri, thelbi është që pres që të dyja shoqëri do të mbesin multietnike”, ka theksuar diplomati amerikan.

Ai thotë se nuk e di se kujt i referohen deklaratat mbi përforcimin e veprimeve të agjentëve të huaj në Serbi, përveç se në gjithë rajonin vërejmë aktivitete të shpeshtuara të Rusisë, e gjithë kjo që të pengohet integrimi i këtij rajoni në BE.

“Ndoshta kanë menduar për këtë”, ka thënë Scott

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme