Kryetari i Kuvendit Komunal i komunës së Bujanocit z.Enver Ramadani sot është takuar me Ambasadorin e OSBE-së në Beograd OSCE Mission to Serbia
z.Jan Braathu, me të cilin kanë diskutuar  për situatën në të cilën po ndodhen qytetarët e Luginës së Preshevës.

Diskutuam edhe për integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore me theks të veçantë në gjykatë dhe prokurori ka thën z.Ramadani.

Falënderova Ambasadorin për rrolin dhe përpjekjen e vazhdueshme që po e bën për senzibilizimin e problemit të Luginës së Preshevës.

Bashkëpunimi duhet të vazhdoj me aleatët ndërkombëtare dhe me përpjekje të përbashkëta, ka shkruar z.Ramadani

Më shumë artikuj të ngjashëm