Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për situatën në Kosovë po diskutohet në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha ka përgëzuar progresin që Kosova ka shënuar në gjashtë muajt e fundit. “Kosova është rreshtuar krahë Ukrainës dhe ka treguar zemërgjerësi për refugjatët nga Ukraina dhe Afganistani”. Edhe përfaqësuesi i Shqipërisë ka kërkuar përfundimit e mandatit të UNMIK-ut. “Nuk ka logjikë më ajo rezolutë. UNMIK-u nuk e ka misionin që e ka pasur në atë kohë, ftojmë OKB-në ta ndryshoj atë. Ka shumë gërshetime në mes të UNMIK-ut dhe OSBE-së”, tha ai. Hoxha ka përmendur edhe sulmet që janë bërë në këtë vit ndaj Policisë së Kosovës. Ai ka thënë se shqetësimet e Serbisë për trajtimin e pakicës serbe në Kosovë nuk kanë vend pasi Kosova ka njërën prej kushtetutave më të mira që garanton të drejtat e pakicave. Ai ka thënë se Serbia duhet të kujdeset edhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Hoxha ka përmendur çështjen e pasivizimit të adresave dhe problemet me regjistrimin e popullsisë në Luginë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sipas mediave angleze, Shaqiri sot do t’i kryej testet mjekësore në Liverpool Sulmuesi i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri sot pritet t’i bashkohet skuadrës së Liverpoolit. E …