Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, ka thënë se korrigjimi i kufijve asnjëherë nuk ka funksionuar. Ai madje ka thënë se prekja e kufijve do të sillte telashe për të dyja vendet si Kosovën ashtu edhe Serbinë. “Ndryshimi i kufijve nuk funksionin, nuk ka funksionuar asnjëherë, jemi të lumtur që takimi i Berlinit nuk e ka mbështetur këtë gjë. Nëse lëvizen kufijtë konfliktet nuk do të zgjidheshin, duhet të punojmë në çështjet që nuk janë zgjidhur. Në Ballkan nëse filloni t’i prekni kufijtë hyni në telashe, dhe kjo nuk është ide e mirë dhe pothuajse kjo është shmangur edhe në takimin e Berlinit shpresojë që do të largohet përgjithmonë”, theksoi Hubert Lebet. Këto komente ambasadori i bëri gjatë tryezës me temë “Dialogu Kosovë-Serbi pas Samitit të Berlinit” të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës. “Samiti i Berlinit ka konfirmuar rëndësinë e palëve që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjore në mënyrë që të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Hubert Lebet, raporton Telegrafi. Ambasadori ka shtuar se Zvicra mirëpret iniciativën e Gjermanisë dhe Francës për dialogun Kosovë-Serbi. “Zvicra mbështet fuqimisht këtë çështje dhe mirëpret iniciativën e Gjermanisë dhe Francës. Takimi pasues i Parisit që fillon në korrik me shpresë do të lejojë që të regjistrojë zhvillimet e para që të fillohet procesi i normalizimit në nivel teknik”, shtoi ambasadori Hubert Lebet. Ambasadori ka theksuar po ashtu se asnjëherë nuk duhet imponuar ndonjë marrëveshje për sa i përket zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Është vetëm çështje kohe para se Serbisë do t’i duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, de fakto apo de jure Është vetëm çështje kohe para se Serbisë do t’i duhet ta njohë pavarësinë e …