Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kancelarja gjermane Angela Merkel ka arritur në Aeroportin e Rinasit. Më pas në masa të rrepta sigurie dhe një eskortë dedikuar vizitës së kancelares është nisur drejt Pallatit të Brigadave. Në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e pritjes në Pallatin e Brigadave. Merkel do të zhvillojë një vizitë në kuadër të Procesit të Berlinit. Ajo do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me kryeministrin Albin Kurti, ata të Bosnjes e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Policia ka bërë me dije një ditë më parë se do të jenë të bllokuara disa segmente rrugore, për motive sigurie nga ora 09:00-13:00. Do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave. Programi i vizitës së kacelares Angela Merkel: 10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave 10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave 11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave 11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park. 11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park 12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park. 14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park /Ora News/ Telegrafi/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ish-kryetari i Tehranit dënohet me vdekje për vrasjen e gruas së dytë Ish-kryetari i kryeqytetit iranian, Mohammad Ali Najafi, është dënuar me vdekje pasi u shpall …