Çështja e delegimit të përfaqësuesve të APN-së në Listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare ka acaruar tej mase raportet brenda këtij subjekti politik.

Përveç se në nivel të raporteve kryetar Shqiprim Arifi- zv/ kryetar Armend Aliu, Folonline merr vesh se përcaktimi i kandidatëve për deputet nuk ka lënë anash edhe Degën e APN-së në Bujanoc.

Burime të sigurta brenda Degës së Bujanocit i kanë thënë mediumit Folonline se në 24 orët fundit e tërë struktura e kryesisë është duke shqyrtuar mundësinë e ngrirjes së raporteve me selinë qendrore.

Të njejtat burime kanë potencuar se kjo mund të ndodhë për arsye të shumta.
„ E para është se përfaqësuesit nga Dega e Bujanocit nuk janë ftuar fare në mbledhjen e kryesisë qendrore ku edhe ishte vendosur për përcaktimin e kandidatëve. E dyta, kryesia mund të konsiderohet tërësisht jolegjitime ngase i ka skaduar mandati ndërsa nuk janë deleguar anëtarët e rinj nga gjitha degët.
Së treti, shkeljet statuare, dhe katër, koketimi i kryetarit Shqiprim Arifi me një subjekt politik në Bujanoc lidhur me koalicionet paszgjedhore në Bujanoc „, raporton Folonline.

I gjithë ky akumulim i problemeve, sipas burimeve brenda kryesisë së APN-së, ka bërë që kjo strukturë shumë shpejt mund të vendos për ngrirje raportesh deri në konsolidimin e forumeve të reja partiake dhe vendosjen e legjitimitetit të plotë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme