Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ish kryetarja e komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani pas votimit të ribalansit të buxhetit dhe buxhetit në seancën e ditës së sotme ka thën se Komuna e Preshevës nuk po qeveriset. Po zhvatet. Ky është shkrimi i plotë i znj.Sinani Nga individët që e kanë kapur institucionin përmes kontrabandimit dhe korruptimit. Nga individët që po fshehin ku dhe si po shpenzojnë paratë e qytetarëve. Kjo u pa edhe sot. Në seancën e Kuvendit Komunal. U mbajt në limitet e afatit ligjor. Se Komuna e Preshevës është realisht edhe pa Kuvend Komunal. Për herë të parë votohet brenda një seance edhe Rebalansi i Buxhetit edhe Buxheti. Komuna e Preshevës është realisht pa kryetar Komune. Që sot nuk foli as për Rebalans të Buxhetit. Iku. U fsheh. Nuk fliste se ku ka vendosur t’i shpenzojë paratë e qytetarëve. E sidomos për çka. Në pikën ku sipas Rregullores do të duhej të prezantonte buxhetin, ai linçoi, denigroi, ofendoi dhe shpifi. Kjo ishte strategjia. E natyrisht se e ndihmoi kryetari i Kuvendit. Me metoda selektive dhe me tolerim të gjuhës së urrejtjes, Sami Salihu u ridëshmua si patericë e shefit të tij të vërtetë. Shërbëtor i Shqiprim Arifit. Komuna e Preshevës ka nevojë urgjente për institucione demokratike qeverisëse në shërbim të interesit të përgjithshëm. Një qeverisje që bashkë me qytetarët planifikon buxhetin komunal. Që ju tregon ku do investohen paratë e tyre dhe sidomos që nuk keqpërdoren. Këtë nuk e bën ky pushtet i kontrabandimit. Ky pushtet i zhvatjes. U pa sot. Përsëri. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm Gjykata Themelore në Gjakovë, sot e shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn, lidhur me akuzat …