Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshilltarja e Kryeministrit Kurti si dhe Kryetarja e degës së PVD-ës në Preshevë znj.Ardita Sinani ka përkujtuar sot 24 vjetorin e masakrës së Reçakut duke thën që “Kur mohon Reçakun, përfundon natyrshëm te Millosheviqi dhe Putini” Ky është shkrimi i plotë👇 Isha në përfundim të gjimnazit kur pash pamjet e Reçakut. Kjo masakër më bëri edhe më të vetëdijshme dhe më të ndërgjegjshme për rëndësinë e lirisë. Që nuk duhet të harrojmë që Reçakat të mos përsëriten. E fatkeqësisht, po përsëriten se nuk kemi nxjerr ende mësime si njerëzim. Siç po shihet tash, kur përderisa po flasim, mbase po ndodh aktualisht ndonjë Reçak në Ukrainë. Por Reçaku është sot edhe ngjarja që ndanë të mirën dhe të keqen njerëzore. Mohuesit e tij zbulojnë vet se i takojnë boshtit të së keqes, si psh ish Ministri i Brendshëm e tash shefi i Sherbimit shtetëror të Serbisë, i cili krimin që shokoi njerëzimin e quajti “gënjeshtër e madhe dhe falsifikim i tmerrshëm”! Ngjashëm me Vulinin, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për këtë krim të tmerrshëm ndaj shqiptarëve e quajti “ngjarje e fabrikuar”. Madje për këtë “fabrikim”, Vuçiqi gjen edhe fajtorin – William Walker, ambasadorin e atëhershëm të Misionit të OSBE-së në Kosovë. Të njëjtit që nderojnë Millosheviqin dhe mbrojnë Putinin. Të njejtit, që edhe sot ngritin figurat që kryen krimet më të çnjerëzore në luftërat në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Pra ka logjikë. Kur mohon Reçakun, përfundon natyrshëm te Millosheviqi dhe Putini. Pra, shteti dhe qeveria ku jetojmë, vazhdon ta mohojë masakrën e dokumentuar të kryer nga aparati shtetëror ndaj civilëve në Reçak. Në shtetet e sotme demokratike, sidomos evropiane, ku synon të anëtarësohet Serbia, ata që i mohojnë krimet kundër njerëzimit nuk janë në funksione të larta shtetërore, por në gjykata. Në anën tjetër, qytetarët e Republikës së Kosovës, synojnë rrugëtimin e tyre drejt integrimeve euro – atlantike dhe arritjes së paqes së qendrueshme në rajon, por duke mos harruar për asnjë moment çmimin të cilin paguan për të arritur lirinë e tyre. Me shpresën që kryerësit dhe urdhërdhënësit e këtij krimi të tmerrshëm të dalin para drejtësisë, LAVDI martirëve të Reçakut. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
KFOR i përgjigjet Vuçiqit rreth aksionit të Policisë së Kosovës në veri Zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Graso, iu është përgjigjur deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq …