Pas deklaratave të kryetarit të Trupit Kordinues, Aleksandar Martinoviq i cili ka thën  se pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve nuk përbën diskriminim, ka reaguar Këshilltarja e kryeministrit Kurti znj.Ardtia Sinani .

Ky është reagimi i plotë

Deklaratat e njëpasnjëshme të kryetarit të Trupit Koordinues, Aleksandar Martinoviq, dëshmojnë se qeveria e Serbisë edhe në këtë organ janë kujdesur që të vendosin figura të tilla politike që janë në një linjë me të.

E linja e qeverisë së Serbisë ndaj pakicave në përgjithësi, e shqiptarëve në veçanti është diskriminimi e shkelja e të drejtave.

Në komunikatën e Aleksandar Martinoviq, i cili njëherit është edhe ministër i pushtetit lokal, ai thot se pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve nuk përbën diskriminim.

Madje sipas tij, Serbia është shtet i cili funksionon në principet e barazisë, drejtësisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe pakicave!

Përveç se gënjeshtër, kjo deklaratë e Martinoviq është një hipokrizi tipike e zyrtarëve shtetëror që linjën politike të diskriminimit mundohet ta mbuloj me deklarime të tilla bajate.

Mbase, Aleksandar Martinoviq është mirë që të na paraqes një dëshmi se sa qytetarëve të përkatësisë etnike serbe iu janë pasivizuar adresat.

Do të ishte njëra nga format që do të shpërfaqte hipokrizinë e Martinoviq se “ligji për vendbanimin dhe vendqëndrimin është i rregulluar për të gjithë shtetasit e Serbisë pa dallim”.

Përveç kësaj, si kryetar i Trupit Koordinues, organ ky i formuar për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, të trajtojë çështjen e pagës mesatare.

Me këtë do të dëshmohet disproporcioni i këtyre tri komunave me komunat tjera në Serbi.

Aty bindet edhe ai vet, e edhe qeveria pjesë e së cilës është, se sa “Serbia funksionon mbi principet e barazisë e drejtësisë”!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme