Kryetarja e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani ka nënshkruar sot vendimin për mbështetjen financiare për studentët e Komunës së Preshevës me vler prej 10.000 dinar, kët e ka bër të ditur vet znj.Sinani përmes një postimi në rrjetin social facebook.

Ky është njoftimi i plotë i znj.Ardita Sinani

Sapo nënshkrova vendimin për mbështetjen financiare të studentëve të Komunës së Preshevës.

Nga ky vendim do të përfitojnë 348 studentë në vlerën e 10.000 dinarëve për person. Mjetet do të transferohen në xhirollogaritë e tyre.

Ngritje të kapaciteteve arsimore dhe më shumë mundësi për studentët, nga dora e institucioneve publike, si edhe pushteti lokal. Këto janë pjesë të platformës sime qeverisëse, shkruan znj.Ardita Sinani

#KomunëPërTëGjithë
#KomunëPërStudentë

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme