Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetarja e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani ka pritur sot në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafa dhe stafin e tijë. Znj.Sinani është shprehur se ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar, i kryesuar nga kryetari i saj, z. Ragmi Mustafa. Realizimi i të drejtave të Shqiptarëve në Luginë kërkon unitet të brendshëm të spektrit politik. Në këtë rrafsh, bashkëpunimi i pushtetit lokal me KKSH si institucion gjithpërfshirës i Shqiptarëve në Luginë është i domosdoshëm. Madje znj.Sinani premton se nga sot, përfundon praktika e kaluar e anashkalimit të institucionit të KKSH. Nevoja për hapjen e zyrës së KKSH në Preshevë ishte anashkaluar për 4 vite rresht nga kryetari i kaluar. Unë i ofrova mbështetjen time, njëkohësisht duke i premtuar kryetarit të KKSH, z. Ragmi Mustafa që kjo zyrë në një afat shumë të shkurtër do të hapet dhe funksionalizohet. Si problematika e shlyerjes nga evidenca të Shqiptarëve e poashtu edhe ajo e teksteve mësimore për nxënësit e shkollave tona kërkon bashkërendim të hapave mes pushtetit lokal dhe KKSH, ka shkruar Sinani Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shtëpia e shëndetit në Bujanoc do të kryej kontrollime shëndetsore falas ditën e diel Shtëpia e shëndetit në Bujanoc njofton gjithë Qytetarët e Komunës dhe të tjerët të …