Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Uroj znj.Vjosa Osmani-Sadriu për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës. Presidentja e gjashtë e Republikës së Kosovës është jo vetëm dëshmi e funksionalitetit të Republikës, por edhe e emancipimit shoqëror. Është dëshmi se gratë jo vetëm munden, por edhe janë faktore uniteti dhe vektore të progresit politik. Përgëzoj mazhorancën e opozitën parlamentare për përmbylljen me sukses të themelimit të institucioneve të reja dhe shmangien e zgjedhjeve të reja. Besoj se Presidentja e sapozgjedhur e Republikës së Kosovës do të jetë e përkushtuar për ta bashkërenduar me të zgjedhurit e Luginës e Preshevës zbatimin e një strategjie, plani dhe programi shtetëror për Luginën e Preshevës. Urime Presidente ! Urime Kosovë ! Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës