KUMTESË LIDHUR ME MOSFINANCIMIN E RTV PRESHEVA NGA ANA E PUSHTETIT LOKAL

Pushteti lokal i komunës së Preshevës, gjegjësisht kryetari aktual i komunës përveç se për inatet dhe teket e tija personale mbi një vit nuk e ka financuar mediumin e parë shqip në Luginë të Preshevës, po vazhdon edhe me fushatën e tij të linçimit edhe të RTV Presheva, por edhe të punëtorëve të këtij mediumi, të cilët falë vetëm vullnetit dhe dashurisë ndaj kësaj shtëpie informative po e mbajnë edhe pa pagesë gjallë RTV Presheva.

E gjithë kjo fushatë e egër kundër RTV Presheva për përgjegjës përveç kryetarin e komunës ka edhe kryetarin e Kuvendit Komunal, njëherit partnerin e koalicionit të kësaj udhëheqje të mbrapshtë dhe shkatërruese të komunës së Preshevës.

Të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës e dijnë mirëfilli që PVD pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Luginën e Preshevës, ndër tjerat kërkesë të veçantë ka pasur edhe themelimin e RTV Presheva, i cili më 2002 edhe pas shumë peripetive u themelua dhe u mbajt si i tillë.

Gjithashtu PVD edhe për periudhën sa ishte pjesë e pushtetit lokal qoftë me APN, qoftë me grupin e LR PDSH, ishte çdo herë iniciatore që RTV Preshevës t’i ndahen mjete finansiare për mbajtjen gjallë të mediumit të parë shqip në Luginë të Preshevës. Prandaj edhe sot, ashtu siç ishim dikur bartës në themelimin e RTV Presheva, me ballin hapur do të jemi edhe mbrojtësit kryesor kundër kësaj fushate të egër të kryetarit të komunës dhe kryetarit të Kuvendit.

Partia për Veprim Demokratik sot mbështet fuqishëm protestën e punëtorëve të RTV Presheva, njëherit edhe fushatën senzibilizuese të të gjithë atyre që me të drejtë janë në krahun e këtij mediumi dhe punëtorëve të saj.

Në të njejtën kohë kërkojmë nga të gjitha institucionet relevante në Shqipëri e Kosovë, që të ushtrojnë ndikimin e tyre në mënyrë që RTV Presheva të vazhdojë të funksionojë ashtu siç ka funksionuar deri më tani.

Preshevë, 10.01.2019.

Fotografia e Ardita Sinani
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme