Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Rusia ka dhuruar automjete ushtarake për Serbinë duke vënë në pikëpyetje sigurinë në rajon. Për këtë ka folur zëvendës ministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani. “Serbia u kthye në Rusinë e Vogël dhe kjo është shqetësim për rajonin”, ka shkruar Ramadani në Facebook. “Orientimi dhe armatosja e Serbisë me pajisje ruse (edhe pse në këto lëvzije aferat korruptive janë enorme) ka për synim rrezikimin e gjithë Ballkanit, ndërsa paraqet hakmarrjen ruse e serbe ndaj NATO-s dhe demokracive të botës” Tutje Ramadani ka thënë se paqja e përhershme në rajon do arrihet vetëm atëherë kur secili shtet do të antarësohet në NATO. Ai ka thënë se asnjë shtet nuk shërben si “Rusi e Vogël”. “Prezenca dhe zgjerimi i NATO-s me Kroacinë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe tashmë edhe me Maqedoninë e Veriut ka ndihmuar paqen dhe sigurinë rajonale”, ka shkaur ai. “Unë besoj në politikën e zgjerimit të NATO-s, sipas Nenit të 10të të Paktit Veri-Atlantik. Kështu, Kosova mund të jetë shteti i 31-të i NATO-s. Anêtarësimi i Kosovës në NATO do të kontribuojë fuqishëm në sigurinë rajonale” Pajisjet ushtarake që iu dhuruan Serbisë nga Rusia janë dhuratë, dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka thënë se Serbia nuk ka paguar asnjë dinar për to. “Po vijnë edhe ato për të cilat kemi paguar, katër helikopterë të mëdhenjë Mi-35 dhe tre helikopterë Mi-17, shtatë helikopterë, ndërsa po vijnë edhe dhuratat”, shtoi ai. “Pritet të vijnë edhe 10 tanke dhe këto kanë ardhur edhe përkundër kundërshtimit të NATO-s”, shtoi ai. Ende nuk dihet se si arritën këto armë në Serbi, pasi që Bullgaria dhe Rumania që janë dy anëtare të NATO’s kanë penguar kalimin e këtyre mjeteve nëpër territorin e tyre. Edhe Vuçiq nuk ka vendosur të flasë rreth kësaj çështje. Që një kohë të gjatë vendet më të mëdha perëndimore janë munduar që të largojnë rajonin ballkanik nga ndikimi rus. Madje shtetet si Rumania, Hungaria dhe Bullgaria ishin pranuar në BE edhe pse nuk plotësonin të gjitha kushtet për hyrje në bllok vetëm që të pengohej hyrja territoriale në vendet e ish-Jugosllavisë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
“Sui generis” i Republikës së Kosovës plotësohet me Luginën e Preshevës “Sui generis” i Republikës së Kosovës plotësohet me Luginën e Preshevës 19 mars20:08 Ndërsa, …