Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD) Shqiprim Musliu ka dhën një deklarat për opinion në rrjetin social facebok lidhur me arrestimin e drejtorit të Shtëpis së Kulturës në Bujanoc Jetmir Ismaili.

Simbas Musliut arrestimi i tijë ka të bëj me shfaqen e një filmi të metrazhit të shkurtë i cili do të promovohet neser ne Bujanoc.

Ky është njoftimi i plotë i Musliut

DEKLARATË PËR OPINION- Shqiprim Musliu

Sot policia serbe me urdhër të prokurorit kanë marrë në shtëpinë e tij në Nesalcë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës Jetmir Ismailin. Ai për momentin është duke u mbajtur në stacionin policor në Bujanoc.
Sipas familjarëve, ai është marrë në stacionin policor për tu intervistuar rreth shfaqjes së një filmi të metrazhit të shkurtër, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptarë e që drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc i ka dhënë leje që të bëhet promovimi i tij nesër po në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.
Ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan. Skenaret me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm.

Bujanoc, 09.06.2023

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme