Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Përmes një njoftimi për opinion, Partia për Veprim Demokratik, bënë të ditur se sot, është arritur marrëveshja për listë të përbashkët me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik. “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” është emërtimi i Listës së përbashkët parlamentare i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit të këtij viti” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e PVD-së. Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë: KOALICIONI I SHQIPTARËVE TË LUGINËS Arrihet Marrëveshje për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” është emërtimi i Listës së përbashkët parlamentare i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit të këtij viti. Marrëveshja e nënshkruar sot është rezultat i bisedimeve mes subjekteve politike shqiptare si përgjigje për përfaqësim dinjitoz dhe profesional në nivelin parlamentar dhe si vazhdimësi e betejës politike për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Partia për Veprim Demokratik Shërbimi për informim Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Si të luftoni depresionin me këto 5 ushqime Të gjithë personat duhet të tregohen shumë të kujdesshëm për sa i përket shëndetit …