Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Vdekja e gruasë së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviq, ka nxitur disa reagime të partive opozitare në Bujanoc, ku kanë lidhur figurën Mira Markoviqin ish kryetare të JUL-it me zëvenmdëskryetarin e Komunës së Bujanocit, Stojança Arsiq. Në një prononcim për Lugina-Lajm, zëvendëskryetari i Komunës së Bujanocit, Stojança Arsiq, ka sqaruar se disa parti opozitare po tentojnë të përfitojnë poena të lirë politik duke tentuar të njollosin figurën e tij dhe ate të Mira Markoviqit, ndërsa e vërteta është krejtësisht ndryshe. “Fillimisht duhet t’a ripërsëris, se Bujanoci ka arritur të tërheq investime shumë të mëdha nga qeveria qëndrore në Beograd, fal angazhimit të Mira Markoviqit, ndërsa unë nga fillimi i mandatit deri në fund, (1998-2002), kam ushtruar funksionin e kryetarit të komunës si pjesë e partisë së Mira Markoviqit– ka sqaruar Arsiq. “Ata që sot po akuzojnë, e dijnë plotësisht të vërtetën, ngase Mira Markoviq është angazhuar tejmase që t’a ruajmë qetësinë ndër-nacione në Komunën e Bujanocit” – ka vlerësuar Arsiq “Duke u bazuar në kontributin e saj,Mira Markoviqit, Kuvendi komunal i Bujanocit në vitin 1997, Mira Markoviqin e pati shpallur qytetare nderi të Komunës së Bujanocit, ndërsa me sa e mbajë mend, Nagip Arifi ka qenë kryetar i Komisionit për dhënien e mirënjohjeve” – ka përfunduar Arsiq. E veja e Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviq ka ndërruar jetë më 14 prill në Rusi, ndërsa varrimi i saj pritet të bëhet të shtunën në Pozharevc pranë varrit të burrit të saj Sllobodan Millosheviq. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Berisha: Taksa për autostradën, turpi i Kombit! Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe-ish lideri demokrat, Sali Berisha, e ka cilësuar turp të kombit …