Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Qeveria e Kosovës është e gatshme që të punojë në përshpejtimin e procesit për formimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, por ajo ende nuk ka marrë ndonjë draft-statut të propozuar nga ekipi menaxhues, i cili është përgjegjës për hartimin e këtij draft-statuti, thonë zyrtarët e ekzekutivit të vendit. Një propozim për draft-statutin për Asociacionin tashmë i është dorëzuar Bashkimit Evropian nga ekipi menaxhues, i cili përbëhet vetëm nga katër përfaqësues të komunitetit serb të Kosovës. Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë, që Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ndonjë propozim për draft-statutin e Asociacionit. “Pala serbe e ka dërguar vetëm raportin e punës së komisionit – që ka qenë i caktuar qysh nga qeveria paraprake – se si e shohin ata e fillimit të Asociacionit, por draft final ende nuk ka”, tha Matoshi. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Njohësi serb i zhvillimeve politike, Petar Miletiq, duke folur për Radion Evropa e lirë, shpreh mendimin që reduktimi i çështjes së formimit të Asociacionit në çështjen e statutit të tij, është drejtim i gabuar. “Kjo nuk është çështje teknike, por politike, sepse Bashkësia e komunave serbe nuk është diçka, e cila do të duhej të merrej vetëm me çështje komunale, por me çështje politike. Prandaj, ekziston frikë e madhe në Prishtinë nga ajo që serbët mund të jenë politikisht të fuqishëm në rast se e formojnë Bashkësinë e komunave serbe. Unë besoj që për këtë shkak po ndodh bllokada. Pra, bëhet fjalë për kompetencat e Bashkësisë dhe për këtë shkak nuk po arrihet deri te formimi i saj dhe jo për shkak se disa juristë nuk kanë qenë të aftë që ta shkruajnë statutin”, theksoi Miletiq. Ai është shprehur i bindur që autoritetet e Kosovës qëllimisht po e zvarrisin formimin e Asociacionit, me shpresën që nuk do t’u duhet fare ta bëjnë këtë. Por, Matoshi ka theksuar se vet autoritetet e Beogradit kanë ndikuar në zvarritjen e procesit të formimit të Asociacionit, duke shpresuar që këtë çështje ta zgjidhin në kuadër të marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Për sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duket që pala serbe, në koordinim me politikat e Beogradit zyrtar, po provon prolongimin, që ta ndërlidhë me një marrëveshje finale, çfarëdo që të jetë ajo, duke shpresuar se do të përfitojë më shumë. Mirëpo, qëndrimi i vendosur i kryeministrit të Kosovës, Haradinaj, është që Asociacioni do të bëhet dhe sa i përket anës së Qeverisë, statuti mund të shkruhet qysh sot, por do të jetë ekskluzivisht në suaza të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. në këtë pikë nuk do të ketë asnjë lëvizje milimetrike”, u shpreh Matoshi. Në anën tjetër, Miletiq shpreh mendimin që megjithatë fajtori kryesor për moshartimin e statutit të Asociacionit dhe mosformimin e tij, është Beogradi zyrtar, gjegjësisht pushteti i presidentit serb Aleksandar Vuçiq. “Ata, pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në veri të Kosovës, nuk kanë thënë që pas kësaj nuk mund të ketë asnjë marrëveshja pa formimin e Bashkësisë. Kjo ka qenë zgjidhja e vetme se si të arrihet te formimi i Bashkësisë. Por, tashmë, me siguri se do të presim një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme, në mënyrë që Bashkësia të formohet. Por, as kjo nuk garanton që Bashkësia do të ketë ato kompetenca të cilat serbët i kanë të domosdoshme që të ndjehen më të sigurt dhe më komod në Kosovë”, tha Miletiq. Më herët, njëri nga anëtarët e ekipit menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe pati theksuar që “baza për formimin e Asociacionit të komunave serbe është ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës dhe miratimi i ligjeve të veçanta në mënyrë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive”. Zyrtarët në institucionet e Kosovës patën theksuar se Kosova nuk e ka ndërmend ta ndryshojë Kushtetutën për t’i futur kompetencat e Asociacionit brenda saj. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi tallet pak: Edhe Rambo kishte nevojë për ndihmë logjistike, Radojçiq thotë se çdo gjë e bën vetë Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shqip Kamberi, ka reaguar lidhur me …