Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Manchester Unitedin edhe në ndeshjen kthyese çerekfinale që u zhvillua të martën mbrëma në Camp Nou. Blaugranët fituan me rezultat 1-0 në Old Trafford, ndërsa pas triumfit në takimin e dytë (3-0), ata vazhduan tutje me rezultat të përgjithshëm prej 4-0. Në minutën e parë të sfidës, Marcus Rashford doli në rast, mirëpo nuk arriti të tregohej i saktë. Në vazhdim, gjyqtari Felix Brych akordoi penallti për Blaugranët, mirëpo pas konsultimit me VAR-in e shfuqizoi vendimin e tij. Lionel Messi feston golin e dytë ndaj Unitedit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver) Dhe më pas doli në skenë numri 10 i vendasve. Superylli argjentinas shënoi një gol të bukur me një goditje nga jashtë zonës (16′). Vetëm disa minuta më pas (20′), Leo Messi e shënoi edhe golin e dytë, kjo falë edhe gabimit nga portieri David de Gea, i cili nuk ishte i sigurtë në intervenimin e tij. Festimi i golit të Philippe Coutinhos (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver) Në gjysmën e dytë, katalunasit e gjetën sërish rrjetën. Jordi Alba asistoi te Philippe Coutinho, i cili e shënoi golin e tretë për skuadrën nikoqirë. Në gjysmëfinale, Barcelona e pret fituesin e duelit ndërmjet Liverpoolit dhe Portos. Like 0