Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Barcelona ka vazhduar me fitore në La Liga në këtë fillim sezoni, por këtë herë arriti fitore të thellë ndaj Huescas me rezultat 8-2. Katalunasit ishin superior, posaçërisht në pjesën e dytë ku shënuan shumicën e golave. Befasisht ishin mysafirët që shënuan të parët në Camp Nou me anë të Cuchos në minutën e tretë, por ishte Lionel Messi ai që barazoi rezultatin në minutën e 16-të. Festa e lojtarëve të Barcelonës te autogoli i Jorge Pulidos (Foto: Getty Images) Në minutën e 24 në portën e tij shënoi Jorge Pulido duke i dhënë kështu epërsi Barcelonës, pas kësaj në minutën e 39-të shënoi edhe Luis Suarez. Që pjesa e parë të mbyllet në mënyrë dramatike u përkujdes Alex Gallar në minutën e 42-të dhe me rezultatin 3-2 përfundoi gjysmëloja e parë. Pjesa e dytë filloi me golin e Ousmane Dembele në minutën e 48-të, ndërsa pas katër minutash shënoi edhe Ivan Rakitic pas asistimit nga Messi. Në minutën e 61-të Messi shënoi edhe një herë, e në fund asistoi edhe te Jordi Alba (81′). Momenti kur Jordi Alba shënoi golin ndaj SD Huesca në Camp Nou (Foto: Getty Images) Ylli i njohur argjentinas në minutat shtesë të ndeshjes lejoi që Suarez të gjuajë penalltin dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat 8-2. Pas kësaj fitore Barcelona renditet në vendin e parë me nëntë pikë, kurse Huesca në pozitën e 13-të me katër pikë. Ndeshja e ardhme e Barçës është kundër Real Sociedadit, ndërsa Huesca ndaj Rayo Vallecanos Like 0