Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Bayerni bëri atë që di të bëjë gjithmonë, sa herë që është i acaruar ose “plagosur”. Eliminimi nga Liverpooli në mesjavë në Ligën e Kampionëve trishtoi tifozët “bavarezë”, por lojtarwt e drejtuar nga Niko Kovaq u rikthyen në kampionat me një fitore tenistike. Gjiganti gjerman mposhti Mainzin me rezultatin 6-0, ku ra në sy James Rodrigez me një trigolësh shumë të bukur dhe goli i parë i Alfonso Davis, talentit 18-vjeçar që u fut në fushë si zëvendësues. Kjo fitore e rikthen Bayernin në krye. “Bavarezët” dhe Dortmundi kryesojnë me nga 60 pikë, por ekipi i Kovaq ka golavarazh më të mirë. Gara për titullin kampion do të jetë shumë e luftuar deri në fund, pavarësisht se ndeshja direkte e 6 prillit në “Allianz Arena” do të vendosë shumë për ekipin fitues. Like 0