Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Paris Saint-Germain vazhdon që të jetë në gjueti për një mesfushorë I fundit është mesfushori i Bayern Munich, Renato Sanchez për të cilin PSG ka ofruar një ofertë 20 milionë euro, por që është refuzuar menjëherë nga Bayern Munich. Sipas Le10Sport, skuadra franceze është duke e pritur arritjen e Leandro Paredes, por janë duke shikuar që të shtojnë në radhët e tyre edhe një mesfushorë, transmeton GazetaExpress. Sanches ka pasur 11 paraqitje në Bundesliga këtë sezon, por nuk është paraqitur në asnjë ndeshje gjatë 2019-ës, Megjithatë, Bayern duket se kërkon më shumë sesa oferta fillestare e PSG-së. Like 0