Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Bashkimi Evropian i ka kërkuar autoriteteve të Beogradit që të mundësojnë vizitën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Serbi. Në një reagim me shkrim, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka porositur se vizita e ministrit Sveçla, në Serbi është paralajmëruar në përputhje me marrëveshjen e dialogut për vizitat zyrtare. “Prandaj Serbia duhet të lejojë që kjo vizitë të ndodhë”, është shprehur zëdhënësi Stano. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla kishte konfirmuar në fillim të janarit se autoritete serbe e kanë refuzuar kërkesën e bërë për vizitë në Luginën e Preshevës. Në kuadër të dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia tashmë kanë marrëveshje për zhvillimin e vizitave zyrtare ne shtete respektive. Në këtë rrafsh, zëdhënësi Stano ka apeluar tek palët që të zbatojnë në plotni dhe mënyrë të pakushtëzuar të gjitha marrëveshjet e dialogut, përfshirë Marrëveshjet për vizitat zyrtare dhe lirinë e lëvizjes. “Të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me dialog. BE-ja vazhdon të jetë e gatshme për të lehtësuar diskutimet për të gjetur zgjidhje”, porositë zëdhënësi Stano. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sot zhvillohen katër ndeshje në kuadër të Kupës së Botës Magjia e Kupës së Botës vazhdon edhe sot. Nga dita e sotme do të …