Instituti Hidrometeorologjik (IHM), ka bërë të ditur se edhe në pesë ditët e ardhshme, do të përballemi me temperatura të larta.

Instituti Hidrometeorologjik (IHM), ka bërë të ditur se java e parë e korrikut do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe temperatura të lartë, shkruan lajmi.net.

Sipas IHM-së, të mërkurën do të ketë vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile dhe vende-vende ka mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme