Për shkak të arritjes së një kompromisi, zyrtarët kosovar kanë aktivizuar idenë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në negociata, gjithashtu pritet që edhe Rusia të shfaqet në tryezë.

Nëse një ndryshim i tillë në formatin e dialogut do të ndodhte me kërkesën e Beogradit, Rusia do të shfaqet në tryezën e bisedimeve, si një kundërpeshë ndaj interesave shqiptare, shkruan “Kurir.rs”, përcjell Telegrafi.

 

Sistemi më modern për Shpallje dhe Ankande!
Reklamë

Moska do të vazhdoj ta mbështesë Beogradin kur është fjala për Kosovën dhe përfshirja e Moskës në dialog do të jetë një nga temat e bisedimeve midis presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe atij rus Vladimir Putin, i cili që do të vij në Beograd në nëntor të këtij viti.

“Vuçiq dhe Putin me siguri do të flasin për Kosovën. Gjithashtu, është e mundshme që Rusia të angazhohet në negociata. Beogradi sigurisht nuk është dakord se vetëm Uashingtoni të jetë një lojtar dhe në këtë rast, pala serbe duhet të këmbëngul se në tryezën e bisedimeve të jetë dhe përfaqësuesi i Rusisë në mënyrë për të parandaluar një vendim të pafavorshëm për ne”, u shpreh analisti politik, Dragomir Andjelkoviq.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se përfshirja amerikanëve mund të sjellë rezultatin në dialog.

Pas kësaj, dëshira e Prishtinës është të forcojë pozitën e dobësuar nga angazhimi diplomatik i udhëheqjes shtetërore serbe.

Dje, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, tha se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të hyjë në një fazë më intensive dhe shprehu besimin se kompromisi do të arrihet brenda këtij viti. /Telegrafi/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme