Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nga Ura Vajgurore masa penalizuese ndaj guroreve të cilat sipas tij kanë masakruar malin e Tomorit. Por teksa prezantonte planin e masave nga Ura Vajgurore, kreu i qeverisë është ndeshur papritur me një kërkesë të punëtorëve të këtyre guroreve të cilët i kanë ankuar kreut të qeverisë se nuk kanë marrë pagat. Ata kanë protestuar një ditë më parë duke bllokuar edhe aksin Berat-Çorovodë, por kryeministri ka dalë kundër kësaj proteste, ndërsa ka “këshilluar” punëtorët se çfarë duhet të bëjnë. “T’i them atyre që bllokojnë rrugët që ka vetëm një rrugë për të fituar dhe për të jetuar me punë të ndershme. Ajo rrugë është rruga e ligjit dhe e zbatimit të parimit ‘mos ha në kurrizin e tjetrit’. Vetëm atë rrugë. Në vend që të bllokoni rrugët që nuk keni shans ndonjëherë t’i bllokoni, po thjesht po e marr si shembull, por shkoni e zini për fytin pronarin atje. Ai pronari duhet t’i përgjigjet atyre një për një. Kapini për fyti dhe thojini këtu tani ke detyrimin të përgjigjesh. Ashtu si kundër u them atyre që janë në këmbë, që janë me shëndet, që kanë të gjithë muskujt në dispozicion, mos hajdeni të kërkoni ndihmë ekonomike po shkoni të punoni. Dhe kush thotë ku, u them unë. Janë plot vende pune bosh në fabrika, që nga Skrapari deri në Berat, dhe kudo”, tha Rama. Qeveria po planifikon mbylljen e disa guroreve në Qarkun e Beratit dhe gjithë Shqipërinë me qëllim ndalimin e asaj që Rama e cilësoi masakër mjedisore. “Patjetër që në Shqipëri mund të ketë e duhet të ketë dhe gurore, por nuk mund të ketë dhe nuk do ketë gurore si ato që e kthyen malin e Tomorit në një skenë barbarie primitive apo si ato që qëndrojnë mbi kokat e fëmijëve të Urës Vajgurore, sot e gjithë ditën“. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Thaçi: Jo ndarjes – Po bashkimit të Preshevës me Kosovën Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se …