Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka deklaruar se sinqerisht beson se rruga e vetme deri te paqja e qëndrueshme në Ballkan është marrëveshja historike e serbëve dhe shqiptarëve, me vlerësim se kjo është e mundur vetëm me zgjidhje kompromisi. “Gjegjësisht, të fitojmë më së shumti që mundemi, dhe të humbim sa më pak që jemi të detyruar. Pa kompromis nuk do të ketë as zgjidhje. Megjithëse edhe njëra edhe pala tjetër mund të fitojnë shumë – ardhmëri më stabile, më të lumtur, paqe afatgjate dhe prosperitet”, konsideron Ana Bërnabiq. Ajo ka thënë se nuk ka asnjë kuptim të flitet për dialog derisa Prishtina nuk i tërheqë taksat. “Mund të shpresoj se një vendim të tillë do ta marrin në të ardhmen e afërt, sepse, sado që të ndikojnë këto taksa në Serbi, ato megjithatë më së shumti e dëmtojnë popullin tonë i cili jeton në Kosovë”, ka thënë kryeministrja serbe. E pyetur çfarë pret nga takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel më 18 shtator, Bërnabiq ka theksuar se dëshira e saj është që Berlini t’i konfirmojë marrëdhëniet e mira me Serbinë. “Është fakt se ekzistojnë mospajtimet me Gjermaninë kur bëhet fjalë për Kosovën, por megjithatë Serbia ka treguar se është partner i besueshëm i Gjermanisë”, ka thënë ajo. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
24 të vdekur në Indonezi autobusi bie në humnerë Së paku 24 persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë lënduar pasi një …