Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha se presidenti i këtij vendi Aleksandar Vuçiq nuk ka marrë ende një vendim për të shkuar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet të martën në Tiranë. Ajo thekson se është e rëndësishme të shkohet në këtë takim. “Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiq”, tha ajo në në TV Pink dhe shtoi se “shpesh pyet veten se si një person ka nerva, tolerancë dhe durim si Aleksandar Vuçiqi ka që në këtë mënyrë të luftojë dhe të fitojë disa gjëra për Serbinë dhe serbët në Kosovë”. Një ditë më parë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama tha se Serbia do të ketë një përfaqësues në samit dhe se sipas tij “Vuçiq nuk ka zgjidhje tjetër veçse të shkojë sepse ndryshe do të ishte fatkeqësi për Serbinë dhe për të”. Se nuk do të udhëtojë fare në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor Vuçiq e tha në shenjë “kundërshtimi” ndaj emërimit të Nenad Rashiqit në krye të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim gjatë javës së shkuar nga kryeministri Albin Kurti, njofton Klankosova. Rashiq u bë udhëheqës i këtij dikasteri qeveritar pas dorëheqjes së Goran Rakiqit rreth një muaj më parë. Kreu i shtetit serb tha se edhe BE-ja pati “reagim të butë” ndaj vendimit për emërimin e Rashiqit. Në mesin e këtyre zhvillimeve, Vuçiq sot është nikoqir i emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë, Serbi, Miroslav Lajçak. Mediat në Beograd raportojnë se pas këtij takimi me zyrtarin evropian, kreu i shtetit serb do të njoftojë se kush do ta përfaqësojë Serbinë në samitin BE-Ballkani Perëndimor Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shtabi Republikan i krizave njoftoi masat e reja: Nga nesër të gjitha objektet mbyllen në orën 23:00 Të gjitha objektet mund të punojnë deri në orën 23, duke përfshirë edhe gastronominë …