Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka deklaruar se delegacioni i Beogradit do të jetë në Paris sepse “dëshiron t’i zbusë tensionet dhe të përpiqet të bëjë hapësirë për dialog”. Ajo gjithashtu ka vlerësuar se “liderët e Kosovës nuk e kanë në interes stabilitetin dhe sundimin e ligjit”. “Ne do të kërkojmë çdo rast për dialog, për kompromis”, ka thënë Bërnabiq për televizionin serb RTS. Ajo gjithashtu ka thënë se “nuk e di se prej nga doli tregimi për kufizim kur në anën tjetër askush nuk flet për kompromis, dhe për asgjë tjetër përveç për njohje të pavarësisë së Kosovës”. Bërnabiq ka thënë se kurrë nuk ka parë që dikush, si presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq të bëjë përpjekje të tilla çnjerëzore të mos reagojë në provokimet e Prishtinës dhe ka vlerësuar se paqja dhe stabiliteti nuk janë në interes të përfaqësuesve të Kosovës”. Kryeministrja e Serbisë thotë se nuk ndien nevojën të kërkojë falje për deklaratën se në negociata me Prishtinën Beogradi “ka punë me njerëzit të cilët kanë zbritur nga mali”, duke shtuar: “Kërkoni nga unë të kërkoj falje për atë që kam thënë se ata kanë dalë nga mali kur ata vet thonë se nëse nuk arrijnë që Serbia ta njehë Kosovën, do të kthehen në mal”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Plamer : Marrëveshja është e mundur mes Kosovës dhe Serbisë Emisari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka deklaruar se është …