Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në konfliktin e Kosovës dhe Serbisë është në lojë edhe trashëgimia politike e Angela Merkel por edhe stabiliteti i Evropës dhe ardhmëria e aleancës perëndimore, konsideron Bodo Weber. Bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikë të Demokratizimit, të Qendrës Transatlantike Hulumtuese me seli në Berlin, Bodo Weber, përkujton se në negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë mbi marrëveshjen gjithëpërfshirëse, të nisur më 2012, pikërisht me iniciativën e kancelares Merkel, prej fillimit të këtij viti është e dukshme ofensiva e madhe diplomatike amerikane. Weber thekson se në prapavijë të këtyre negociatave është ideja për shkëmbim territoresh, por përkujton se askush deri tani nuk e ka kumtuar planin e qartë. Gjithashtu, thotë Weber, kundër kësaj ideje janë deklaruar para se gjithash qeveria gjermane dhe kancelarja, gjë që ka hasur në moskuptim të bashkëbiseduesve të saj. Kjo ide, ky propozim në të vërtetë është diçka krejtësisht tjetër prej asaj se çfarë paraqesin ideatorët tij: kjo është një aleancë e tmerrshme e dy liderëve ballkanik me shefen e diplomacisë së BE dhe administratën e paparashikuar të Trumpit. Kjo aleancë, e cila shtrembëron dialogun politik dhe bazat e parimeve themelore të dekadave të stabilitetit dhe demokratizimit perëndimor të Ballkanit Perëndimor, konsideron Weber. “Pas lufte në Kosovës, pikërisht Beogradi ka refuzuar çfarëdo kompromisi të bazuar në realitetin, duke përfshirë edhe planin e emisarit të KB Mati Ahtisaari, i cili e detyroi Prishtinën të veprojë në mënyrë unilaterale, në kuadër të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thotë Weber dhe shton: “Vetëm me vite më vonë, kancelarja Merkel ishte ajo e cila për zgjidhje të konfliktit të bllokuar rreth statusit, e shfrytëzoi synimin e Beogradit kah BE – duke e lidhur hyrjen e Serbisë me pranimin e realitetit për humbjen e Kosovës, dhe se me përkrahjen e Britanisë së Madhe dhe SHBA, ka arritur përparim historik. Në Marrëveshje të prillit të vitit 2013, Beogradi faktikisht e ka njohur Kosovën. Kryeministri i atëhershëm i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar publikisht se politika dhe shoqëria për një dekadë kanë gënjyer se Kosova është ende pjesë e Serbisë. Edhe pse BE atëbotë e ka caktuar në mënyrë të qartë qëllimin e dialogut, dyja palët e kanë pasur të qartë se kjo do të thotë normalizim i plotë i marrëdhënieve, duke përfshirë edhe njohje të ndërsjellët. Për këtë ka qenë e qartë Angela Merkel e cila disa herë ka deklaruar se koha e ndryshimit të kufijve në Ballkan ka përfunduar, thotë Weber. Ai konsideron se për shkak të asaj që negociatat e reje “sekrete”, janë në të vërtetë një hap drastik mbrapa, derisa të gjithë akterët kanë motive të ndryshme. Serbia, dëshiron ta shfrytëzojë dobësinë momentale politike të BE, në mënyrë që të nxjerrë më shumë se që ka qenë e mundur në qarqet e mëhershme të dialogut. Gjithashtu, dëshiron ta zhvendosë vëmendjen nga problemet aktuale politike në Serbi. Nga ana tjetër Kosova, edhe përkundër vullnetit të gjitha partive politike në Kosovë, negociatat i ka privatizuar Thaçi, sepse po shpreson se do t’i shpëtojë aktakuzës së Gjykatës Speciale të BE për krime lufte në fund të luftës së Kosovës, konsideron Weber. Kur bëhet fjalë për Frederica Mogherinin, shton Weber, “mungesa e kapacitetit të saj si negociatore e ka sjellë dialogun në krizën ekzistenciale. Ajo dëshprimisht po përpiqet që dështimin e vet ta shndërrojë në tregim suksesi. Për kancelaren Merkel, zhvillimi momental i ngjarjeve paraqet një lloj beteje të fundit të politikës së jashtme dhe politikës evropiane, konsideron ky analist dhe shton se brenda BE kundër kësaj ideje më së qarti janë shprehur Merkel dhe ministri i saj i jashtëm, socialdemokrati Heiko Maas. “Këtë qëndrim e ndan një shumicë e madhe e anëtareve të BE, duke përfshirë edhe Spanjën dhe Sllovakinë, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Mirëpo, ato tash për tash po fshihen pas Gjermanisë, duke u mbështetur në rolin udhëheqës të kancelares gjermane. Duket se Angela Merkel për momentin po heziton që në fund të epokës së saj të nisë këtë betejë për trashëgimi të saj politike”, thotë Bodo Weber. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Deputeti Kamberi është pritur sot në takim në Këshillin e Europës (KiE) Pas takimeve të njëpasnjëshme tre ditore në Strasburg sot deputeti shqiptar në Kuvendin e …