Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zv/kryeministri Besnik Bislimi ka thënë se qëllimi i Serbisë është që përmes Asociacionit ta bëjë shtetin e Kosovës jofunksional. Bislimi ka publikuar një “non-apaper” që sipas tij është hartuar nga Akademia e Shkencave të Serbisë, në të cilën thotë se fshihet insistimi i Serbisë për formimin e Asociacionit. “Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk është një objektiv në vetvete, por përkundrazi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt qëllimit kryesor të një “bote serbe” (“Srpski svet”) që përkon me territorin e ish-Jugosllavisë”, ka shkruar Bislimi në Twitter. Bislimi parasheh që kompetencat e Asociacionit do të evoluojnë për shkak të mbështetjes financiare nga Beogradi. “Këto kompetenca përfundimisht do të çojnë në një Republikë Srpska të re me qëllimin e ndarjes territoriale mes trevave shqiptare dhe serbe. Kjo pastaj do ta detyrojë bashkësinë ndërkombëtare të njohë ekzistencën e dy entiteteve kombëtare në Kosovë dhe autonominë absolute në zonat e Asociacionit”, ka shkruar Bislimi. Sipas dokumentit që e ka publikuar Bislimi, Asociacioni duhet të jetë imperativi kryesor për politikbërësit serbë, duke ofruar një bërthamë për qëllimin shekullor të bashkimit të serbëve në një komb. “Non-paper shpjegon në mënyrë të përsosur këmbënguljen e Beogradit për Asociacionin, por duhet ta bëjë komunitetin ndërkombëtar të rishqyrtojë të vetën”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Njerëzit e Presidentit Thaçi ia tregojnë “Bloomberg”-ut mandatin e Grenellit dhe afatin për marrëveshje me Serbinë Emisarit të ri amerikan për dialogun Kosovë-Serbi i është dhënë një mandat i plotë …