Rusia ka bërë të ditur se masat e sigurisë janë shtuar në Moskë, pas komenteve të liderit të grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, se ai me trupat e tij ia ka mësyrë Moskës.

Sipas CNN, të gjitha objektet më të rëndësishme shtetërore ruse, tashmë janë nën masa të shtuara të sigurisë.

“Masat e sigurisë janë rritur në Moskë, të gjitha objektet më të rëndësishme, autoritetet shtetërore dhe objektet e infrastrukturës së transportit janë marrë nën mbrojtje të shtuar”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se objektet më të rëndësishme shtetërore ruse po mbrohen nga Njësia Speciale për Reagim të Shpejtë të Gardës Ruse dhe njësisë së Policisë për Qëllime të Posaçme

Rusia tha se po e heton kreun e Wagnerit për “rebelim të armatosur”, pasi ai u zotua për hakmarrje pasi akuzoi ushtrinë ruse për bombardimin e një kampi të Wagnerit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme