Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr BE-ja është e gatshme të rinovojë partneritetin strategjik me Presidentin e ri të SHBA-së, Joseph Biden në mënyrë që të arrijë rezultate në ruajtjen e paqes dhe sigurisë nga Ballkani Perëndimor në Mesdheun Lindor dhe Ukrainën, tha Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë , raporton N1. “Nuk ka dyshim se SHBA luan një rol thelbësor në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë së bashku në shumë vende në kontinentin tonë”, theksoi Borrell duke shtuar se BE dhe SHBA, si partnerë globalë, duhet ta thellojnë dialogun dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat. Ai theksoi se “një Evropë e fortë dhe e aftë nuk është një rival në aleancën transatlantike, por një parakusht për të” dhe se forcimi i aftësive mbrojtëse të anëtarëve të BE “e forcon atë dhe kontribuon në ndarjen e kostove në të dy anët e Atlantikut”. Borrell tha se “teknologjia tani është pjesë e politikës së jashtme” dhe bëri thirrje për zhvillimin e një programi të përbashkët të teknologjisë së lartë BE-SHBA për krijimin e rregullave dhe përgjegjësive të qarta për platformat kryesore globale në internet. Sipas Borrell, një aleancë e tillë BE-SHBA është “thelbësore jo vetëm për sigurinë dhe prosperitetin e të dy anëve të Atlantikut, por edhe për mirëmbajtjen e një rendi botëror të bazuar në demokraci, shtetin e së drejtës dhe multilateralizëm”. Ai shtoi se, në bashkëpunim me Komisionin Evropian kishte zhvilluar një “program të ndryshimit global të BE-SHBA” për të udhëhequr transformimin ekologjik dhe klimatik, për të luftuar koronavirusin dhe për të forcuar shëndetin publik, tregtinë dhe teknologjinë, veprimin global dhe sigurinë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
ALI AHMETI KUNDËR NDARJES SË KOSOVËS, THOTË SE SHKAKTON EFEKT DOMINO Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në emisionin e mbrëmshëm Opinion në …